Në një takim me gra dhe vajza në Laprakë, kryeministri Edi Rama, ka folur për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.
Ai përmendi gjithashtu arrestimet e bëra këto dy ditë duke paralajmëruar edhe nesër një operacion të suksesshëm.
“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, ti fortë është komuniteti.
Ne do ti detyrojmë o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda,” tha Rama.
Ndërsa në lidhje me paratë e basteve, kreu i qeverisë u shpreh se ato duhet të shpenzohen për konsum familjar.
“Imagjinoni këtë shumë parash që shkon për lum ose për llum, që humbet pa asnjë dobi, pa asnjë produkt ose që i shkon në xhep krimit të organizuar, të kalojë në konsumin familjar.
Mos të dalë paraja nga shtëpia, e të tretet në pikën e basteve afër shtëpisë, afër shkollës, por të mbetet në shtëpi. Ka një shqetësim normal për ata që janë punësuar në këtë aktivitet, apo për ata që kanë investuar që lokalin e tyre ta kthejnë në pikë bastesh.
Dëmi kolosal që del nga ky aktivitet, na shtyn të merremi me dëmin që i shkaktohet shoqërisë. Janë para që shkojnë në shumë drejtime, janë para që financojnë media e parti politike.
Ky konsum që do të përfitojë këtë shumë parash, do të kërkojë dhe hapjen e të tjera bizneseve, dhe duhet të ndryshojnë modelin e tyre të fitimit. Në 1 janar do hyjë në fuqi dhe ligji për tatimin e fitimit pë bizneset, është tatim minimal. Në qeverinë e koalicionit nuk u siguruar votat për mbylljen e kazinove.
Taulanti i del dhe në ëndërr Saliut e Lulit se nuk ju ndahet atyre, dhe s’kanë faj që e kanë me Taulantin por ai gjithsesi s’do i ndahet.
Ne jo vetëm do i mbyllim, por po tentojmë të mbyllim dhe adresat në internet që janë jashtë Shqipërie, që mos të hysh nga kompjuteri apo telefoni. Nëse bastoret e rrugëve mund të lozësh me lekë në dorë, tek bastet online të duhet kartë krediti bankare.
Nga llogaritjet, 95% e lojtarëve mbeten pa luajtur. Në 31 dhjetor, ne do ju shpëtojmë të gjitha grave burrat. Do ju vi si dhuratë për Vit të Ri, do ju vijë në shtëpi, s’do ngushëllohet në lloto. Në 1 janar nuk do vejë më dot baste në Republikën e Shqipërisë. Këtë do ta miratojmë ditën e enjte,”