MENU
klinika

I pari arrihet me 3 fitore

Juventus synon të thyejë dy rekorde

16.10.2018 - 11:39

Në fundjavë rikthehen ndeshjet në kampionatet respektive, natyrisht edhe në Serie A. Në tetë javët e para Juventus ka bërë shumë mirë, teksa i ka fituar të 8 ndeshjet dhe udhëheq bindshëm. Që tani, titulli duket i bardhezinjve.

Pyetja që lind është: Përse do të luajë fort Juventus, kur nuk ka rivalë? Së pari, janë rekordet që kërkon të vendosë. Rekordin për numrin e fitoreve radhazi pas fillimit të kampionatit e mban Roma, e cila ka regjistruar 10 të tilla në sezonin 2013-2014, kur drejtohej nga Rudi Garcia.

Kalendari sheh Juventusin të ndeshet në takimet e radhës me Genoa-n, Empoli-n dhe Cagliari-n, kundërshtarë të lehtë në letër, ndaj ky rekord mund të bjerë deri në fillimin e nëntorit.

ronaldo juventus
ronaldo juventus

Pastaj do të jetë pak më e vështirë për të arritur rekordin tjetër të fitoreve radhazi, atë që i përket ndeshjeve në çdo periudhë të kampionatit që mbahet nga Inter.

Zikaltrit kanë regjistruar 17 të tilla radhazi në edicionin 2006-2007, atë me Juventusin në Serie B. Asokohe u cilësua një rekord i pamundur për t’u arritur përsëri, por te Juventus ia kanë vënë vetes si objektiv që të thyejnë një tjetër mit në futbollin italian.

Pastaj janë objektivat personalë, egoja e Cristiano Ronaldo-s, e trajnerit Allegri. Të dy kërkojnë të regjistrojnë shifra dhe rekorde që ndoshta të jenë të pathyeshëm nga brezat që vijnë më pas. Misioni nis që të shtunën me Genoa-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN