MENU
klinika

Miqësorja me Jordaninë

Kombëtarja, sonte me shumë ndryshime

10.10.2018 - 12:34

Sot, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren me Jordaninë, ndërsa 4 ditë më pas Shqipëria do të udhëtojë drejt Izraelit për të luajtur sfidën e radhës në Ligën e Kombeve.

Duke qenë një miqësore, Panucci mund të eksperimentojë deri diku. Ai asnjëherë nga ka zgjedhur të njëjtin formacion. Kjo është karakteristika kryesore e më shumë se një viti në drejtimin e Shqipërisë. Sot, i ndikuar edhe nga forma e futbollistëve, formacioni që pritet të hedhë në fushë mund të surprizojë jo pak.

Sipas planit, do të ketë hapësira për disa emra, si Mavraj, Gjimshiti e Grezda që nga fillimi i ndeshjes, pasi nuk kanë minuta në këmbë dhe duhet ta përdorin si “nxemje” për duelin me Izraelin. Por do të ketë vend edhe për të rinjtë, si Uzuni e Dermaku, ndonëse mbetet për t’iu parë nëse do të jenë nga minuta e parë apo do të hyjnë në fushë në pjesën e dytë.

kombetarja panucci stervitje
kombetarja panucci stervitje

Sipas sinjaleve të para, Uzuni pritet të luajë nga fillimi në këtë sfidë dhe kjo do të mjaftojë që formacioni në fjalë të jetë i 11-ti i ndryshëm nën drejtimin e Panuccit, një rekord për përfaqësuesen shqiptare, ku me përjashtim të disa emrave, nuk dihet ende me saktësi se kush është formacioni bazë i kuqezinjve.

Ndërsa sa i përket portës, mendohet që të jenë nga 45 minuta secili, edhe për të respektuar një portier si Berisha, por edhe për ta pasur gjithnjë në konsideratë. Për të tjerët ka shumë dilema, varet se cfarë dëshiron trajneri, rezultat apo të provojë lojtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN