Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për serbët në Kosovë do të jetë më e vështirë, pasi është gjithnjë e më e qartë se një zgjidhje kompromisi nuk do të ketë, për shkak të atmosferës në Serbi dhe Kosovë, por edhe faktorit të huaj që nuk dëshiron një marrëveshje.
Vuçiç për televizionin serb “Pink”, ka thënë se Kosova problemi më i madh i Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës”, theksoi ai, duke komentuar deklaratën e fundit nga komisionari i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, i cili tha se nuk është vetëm Kosova vendimtare për rrugën evropiane të Serbisë.
Ai theksoi se nëse Kosova nuk hyn në Interpol, atëherë në Prishtinë do të bëhen edhe më nervoz. /Konica.al/