17.10.2018 - 14:39
Në faqen e vet zyrtare të “Twitter”, UEFA ka vlerësuar Milot Rashicën për golin e shënuar në Ishujt Faroe, ku përfaqësuesja e Kosovës mori një barazim 2-2, që e la në vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.
Rashica shënoi një supergol në hyrje të zonës, duke e goditur me të parën dhe duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit vendas të reagonte. Golin e Rashicës e kanë vlerësuar shumë edhe mediat e huaja dhe faqja zyrtare e Ligës së Kombeve.
Në faqen e UEFA-s të Ligës së Kombeve në ‘Twitter’, është postuar goli i Rashicës me mbishkrimin: “Ky përfundim vrasës nga ylli i Kosovës, Milot Rashica”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Liga e Kombeve
Kosova e pamposhtur, mjafton edhe 1 fitore
Shiheni "perlën" e tij