MENU
klinika

Nishani për Panuccin

“Lepuri fle tjetër kund, ferra duhet kositur”

15.10.2018 - 17:30

Trajneri Christian Panucci nuk ka preferuar të komentojë padinë e bërë ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, por ky i fundit sot ka bërë një tjetër deklaratë që nënkupton dicka tjetër. Nishani nuk përmend emra, por në mënyrë indirekte akuzon FSHF-në.

Nishani, pas humbjes me Kosovën, shkruante në profilin e tij në Facebook që Panucci ishte një sharlatan. Çështja ka përfunduar tashmë në gjykatë dhe pritet të shihet se çfarë do të vendoset në fund të gjykimit.

I pyetur rreth kësaj teme, Bujar Nishani, në një intervistë të dhënë për “Intv”, ka bërë këtë sqarim: “Unë e ndjek Kombëtaren. Shikoni, zotëria që ka një përgjegjësi, padyshim është trajneri. Por përgjegjësia ka edhe hierarki dhe shpërndahet.

Unë nuk kam një polemikë fare me këtë zotërinë. Kam shprehur në një moment të caktuar, për shkak të disa rrethanave të caktuara, një opinion timin, në rrjetin tim personal social me miqtë e mi. Zotëria është ndier i ofenduar, i është drejtuar Gjykatës.

Unë do të ndjek procesin gjyqësor, sepse respektoj shtetin. Kam një merak, që nuk mund ta pranoj dhe përtyp. Personi në fjalë është njeriu më i papërshtatshëm për të na dhënë leksione edukate.

Në një intervistë, menjëherë pas ndeshjes me Kosovën, që kishte edhe një reagim masiv pakënaqësie, ai ka përdorur një fjalë përpara kamerave, përpara familjeve shqiptare; ka përdorur një fjalor rrugaçërie.

panucci dhe nishani
panucci dhe nishani

Ai nuk është i pranueshëm në kodin shqiptar, por as në çdo kod të një shoqërie etike. Ky person, që bilbilos me këtë fjalor të papranueshëm, tenton të na japë edhe leksione edukate dhe qytetarie.

Ky për mua është i papranueshëm, pjesa tjetër e çështjes do të shqyrtohet nga gjykata. Unë mendoj që nuk është faji i tij. Mendoj se “lepuri fle tjetër kund”, por ferra ku fle lepuri duhet kosituar. Ajo mbetet për t’u parë në ditët që vijnë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti e quajti sharlatan

Panucci padit Bujar Nishanin në Gjykatë

Trajneri kërkon 100 mijë euro

Nishani reagon për padinë e Panuccit