Një nga një ndeshjet e ditës së sotme në Champions League është edhe ajo mes Liverpool dhe Crvena Zvezda-s, me serbët që janë rikthyer në elitën e futbollit europian, por që janë të pafuqishëm për të mundur gjigantët e Europës, pavarësisht se kanë marrë një barazim me Napolin në shtëpi.
Dhe të vetëdijshëm për humbjen e pritshme në “Anfield”, një nga futbollistët e Crvena Zvezdës, Milos Degenek, e kalon në aspekt tjetër, duke dashur të bëhet protagonist.
Degenek ka ofenduar yllin kosovar të Zvicrës dhe Livepool, shqiptarin Xherdan Shaqiri, duke e quajtur njeri pa vlera dhe akuzoi se ka provokuar palën serbe. Degenek, i cili luan për Zvezdën dhe e përfaqëson Australinë në arenën ndërkombëtare, pohon se Shaqiri i ka provokuar serbët kur festoi me shqiponjë golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës 2018 këtë verë në Rusi.
“Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe sa vlen. Qartë nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit prej nga është, prejardhjes. Edhe më keq që ai vetë nuk e di prej nga është”, – ka thënë Degenek për mediet serbe.