Ish-kapiteni i ekipit kuqezi, Lorik Cana, ka rrëfyer në emisionin “Ëake Up” këtë mëngjes se dëshiron të bëhet baba për herë të dytë. Madje ai ka thënë se bashkëshortja e tij Monica, ka gjetur edhe emrin e fëmijës, nëse do të jetë vajzë.
Enkelejda pritet të jetë emir, ashtu si Bojkeni, një tjetër emër ilir. Konkretisht ambasadori më i ri i sportit në Shqipëri, ka thënë: “Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monica, në fakt, do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda”, – ka thënë në emisionin e mëngjesit në ‘Top Channel’.
Bojkeni është vetëm 3 vjeç dhe që tani ka marrë vëmendjen e medias, madje disa ditë më parë kapiteni foli rreth dëshirës së tij për t’a angazhuar me sport. Thua Monica të jetë shtatzanë dhe Loriku nuk e ka zbuluar këtë fakt?