Lorik Cana mbetet një nga emblemat e skuadrës së Marseille. Është ekipi dhe qyteti i tij i zemrës, pavarësisht se ka luajtur me PSG-në dhe Nantes në fund të karrierës. I pyetur në lidhje me situatën aktuale në kampin e ish-ekipit të tij, Cana nuk ka kursyer kritikat për trajneri Rudi Garcia.
35-vjeçari ka këshilluar trajnerin që roli i kapitenit Luis Gustavo nuk është në mbrojtje, siç e ka aktivizuar spanjolli, por në mesfushë. “Ai nuk është një mbrojtës. Nuk mendoj se Gustova është lojtari i duhur për t’u përshtatur në qendër të mbrojtjes.
Ai mund të ndihmojë dhe po e bën. Më vjen keq, por nuk është mbrojtës. Në mesfushë, ti mund t’i lejosh vetes të humbësh një apo dy herë topin. Diçka normale, por mbrapa është e ndaluar“, – u shpreh Cana.
Trajneri Rudi Garcia ndoshta nuk do t’i mirëpresë këto këshilla, por Cana u mundua ta ndihmonte me opinionin e tij. Debati për Gustavon është hapur, pasi kapiteni actual ka luajtur në mbrojtje për shkak të problemeve që kanë patur në prapavijë me lojtarët e dëmtuar.