Nëse qeveritë nisin luftëra tregtare, ata duhet të kenë një vizion të qartë dhe pragmatik se ku duan të përfundojnë. Megjithatë, lufta tregtare e iniciuar nga administrata Trump nuk duket kështu…
Disa vëzhgues e interpretojnë luftën tregtare që Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nisur me Kinën si një taktikë për të detyruar kinezët të respektojnë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe normat perëndimore të bërjes së biznesit.
Sapo Kina të plotësojë disa nga kërkesat e Trump, gjithçka do të ndryshojë. Por ka shumë arsye për të dyshuar lidhur me këtë. Lufta e gjatë tregtare e Kinës dhe SHBA-së është me të vërtetë një manifestim i një përplasjeje mes dy sistemeve krejt të ndryshme.
Tashmë, ndikimi i tarifave nga të dyja palët, dhe pasiguria që ato krijojnë, dallohen qartë. Për Kinën, efektet psikologjike janë më të mëdha se ndikimi i drejtpërdrejtë në tregti. Rezervat e Kinës kanë rënë me rreth 30% që nga fillimi i konfliktit dhe priten ulje të mëtejshme.
Por përtej rreziqeve afatshkurtra, ka gjasa që lufta tregtare të ketë pasoja afatgjata, duke ndikuar në vetë strukturën e ekonomisë globale. Rendi multilateral global të bënte të besoje se rritja dhe zhvillimi do ta bënin Kinën të “përqafonte” qeverisjen në stilin perëndimor.
Ndërkohë që qeveritë perëndimore tentojnë të minimizojnë ndërhyrjen e tyre në sektorin privat, Kina shton kontrollin e shtetit mbi ekonomin.
Pastaj vjen interneti. Megjithë qëllimet e përbashkëta në lidhje me privatësinë e të dhënave dhe sigurinë kibernetike, SHBA dhe Kina kanë “sisteme rregulluese” shumë të ndryshme dhe ide kontradiktore rreth rolit të shtetit.
Në frontin e teknologjisë, Kina gjithashtu do të vazhdojë të ndjekë strategjinë e saj “Made in China 2025”, ndërsa politikat gjithnjë e më agresive të Amerikës në lidhje me tregtinë, investimet dhe transferimin e teknologjisë mund të ngadalësojnë këtë proces.
Duke patur parasysh konkurrencën midis Kinës dhe SHBA-së, që tani po përkeqësohet nga lufta e vazhdueshme tregtare, nuk duhet të presim që të kthehemi në rendin që mbizotëronte gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, bazuar në vlerat perëndimore. Rendi global mund të definohet në një mënyrë krejt tjetër.
Një version i një sistemi të hapur shumëpalësh mund të jetë akoma i mundur; për vendet më të vogla e të varfra, kjo është shumë e rëndësishme.
Në një botë ku modelet e qeverisjes së lojtarëve kryesorë ndryshojnë shumë, dizajnimi i një sistemi do të jetë një sfidë e madhe.
Me administrimin e Trump mungon entuziazmi për multilateralizmin dhe rendin e vjetër shumëpalësh.
Nëse qeveritë nisin luftëra tregtare, ato duhet të kenë një vizion të qartë dhe pragmatik se ku duan të përfundojnë. Siç duket, Kina është e vendosur lidhur me çështjet territoriale dhe rolin qendror të Partisë Komuniste të Kinës në ekonomi, si dhe qëllimin e saj për të tejkaluar SHBA-në në garën e tyre teknologjike. Por SHBA-ja nuk duket se ka vendosur për çfarë po lufton.
SHBA dëshiron që Kina të miratojë më shumë praktika të qeverisjes së stilit perëndimor. Gjithashtu dëshiron të ruajë superioritetin e saj teknologjik dhe ushtarak.
Megjithatë, lufta tregtare duketse do të zgjasë e kjo nënkupton pasoja afatgjata për ekonominë globale.
Michael Spence