MENU
klinika

Viti kulturor Austri-Shqipëri

Meta takon ministren austriake: Të rizbulojmë të përbashkëtat

04.10.2018 - 19:30

Presidenti Ilir Meta, ka realizuar një takim ditën e sotme me Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl.

Në takimin me ministren Kneissl, Meta vlerësoi vëmendjen e mbështetjen e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencës së BE-së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit.

Po ashtu Meta shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve që prej hedhjes së themeleve të shtetit modern shqiptar.

meta-kneissl-konica.al
meta-kneissl-konica.al

Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018.

Më tej Meta flet edhe lidhur me moton që sipas tij mesazhi i të cilës ka ndihmuar në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Motoja e këtij viti kulturor: “Të rizbulojmë të Përbashkëtat”; ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve.”

Vëmendje të veçantë gjatë këtij takimi ju kushtua  zhvillimeve më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN