MENU
klinika

Premier League, java 10

Mjafton një gol, City kalon edhe Tottenham

29.10.2018 - 22:56

Manchester City nuk njeh humbje në Premier League. Me një bilanc prej 8 fitoresh, 2 barazimesh dhe asnjë humbje, me një golaverazh 27 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola rimerr kreun e klasifikimit, teksa sot ka mposhtur 1-0 në transfertë Tottenham.

Ka mjaftuar një gol i Mahrez në minutën e gjashtë të takimit, teksa Sterling dha një assist perfekt. Ishte një gabim i mbrojtjes vendase, që solli edhe golin e vetëm të ndeshjes, që do të rezultonte vendimtar për fatet e sfidës.

Ishte një ndeshje nën kushte jo të mira për shkak të fushës së rënduar, e cila nuk lejoi ekipet të shfaqnin potencialin e tyre në aspektin teknik. Harry Kane mund të kishte barazuar rezultatin pak minuta më pas, por ai gaboi rëndë ballë për ballë me Ederson duke i falur topin portierit.

Pas pushimit City vazhdoi të kontrollonte ndeshjen dhe Sterling mund të kishte dyfishuar. Të njëjtën gjë bëri edhe Aguero pak më vonë. Tottenham zgjohet në dhjetë minutat e fundit dhe mundohet të bëjë diçka. City ruan avantazhin me vështirësi dhe ka marrë një fitore të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN