MENU
klinika

Nuk e lejon trajneri

Mori ftesë sot, por nuk vjen në Kombëtare

12.10.2018 - 19:32

Mbrojtësi i skuadrës franceze të Metz, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe largimit të Frederik Veselit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.

Trajneri i klubit të Metz ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet, duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat.

Sipas argumentimit të dhënë, trajnerit të Metz i janë larguar 8 lojtarë në ekipet kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur.

Ivan Balliu
Ivan Balliu

Zëvendësimi i paparashikuar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi (dhe jo si cdo ftesë 14 ditë përpara grumbullimit) ka bërë që trajneri të mos i japë leje.

Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet t’i bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN