MENU
klinika

Yjet Botërorë të Operas

Ndahet nga jeta sopranoja e famshme Monserrat Caballé

06.10.2018 - 11:34

Sopranoja Montserrat Caballé, dueti i së cilës me Freddie Mercury u bë himni i Lojërave Olimpike Barcelonë 1992, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Ajo kishte pasur probleme shëndetësore për disa kohë dhe ishte shtruar në një spital të Barcelonës muajin e kaluar. Ajo nuk e fitoi dot betejën këtë herë dhe mbylli sytë përgjithmonë në praninë e familjarëve të saj.

Karriera e saj zgjati 50 vjet.

Caballe u shfaq së pari Operan e Baselit dhe Operan e Bremenit para se ajo të bëhej e famshme ndërkombëtarisht në 1965 me rolin e Lucrezia Borgias në Carnegie Hall në Nju Jork.

Ajo vazhdoi të performonte më pas në Operën “Metropolitan”, Operën e San Francisco-s dhe Operën e Vjenës, duke u shfaqur përkrah yjeve botërorë si Luciano Pavarotit dhe Placido Domingo.

Kënga Barcelona u publikua për herë të parë në vitin 1987 dhe më vonë u bë himni për Lojërat Olimpike të vitit 1992 që u mbajtën në Barcelonë, një vit pas vdekjes së Freddie Mercury-t. Caballé këndoi në ceremoninë e hapjes me Domingo dhe José Carreras.

Jetëshkrim

Montserrat Caballé ka lindur në Barcelonë, dhe në moshën nëntë vjeç u pranua Konservatorin e qytetit.

Ajo u diplomua në vitin 1953 dhe shkoi në Itali, ku këndoi disa role të vogla.

Karriera e saj përparoi shpejt pas një paraqitje të suksesshme si Mimi në La Bohème në Operën Shtetërore të Zvicrës në Basel. Në vitin 1965 ajo bëri një debutim triumfues në Shtetet e Bashkuara, duke marrë rolin e Lucrezia Borgia në Carnegie Hall.

Performanca e saj i solli asaj famë të madhe. Zëri i Caballe u pëlqye në të gjitha qarqet artistike dhe u kthye shumë shpejt në një yll ndërkombëtar.

Në të njëjtin vit ajo u shfaq në operat: “Der Rosenkavalier” dhe “The Marriage of Figaro”, por ajo priti edhe shtatë vjet për debutimin e saj në Covent Garden – si Violetta në operën e famshme La Traviata.

Caballé pëlqehej nga audienca në mbarë botën për personalitetin e saj të papëzëvendësueshëm. Mështetësit e saj e quanin La Superba – e Shkëlqyera.

Karriera e saj ishte e kërcënuar nga paqëndrueshmëritë e shëndetit. Në 1985 ajo kaloi tre muaj e shtuar në spital për shkak të një tumori në kokë dhe u trajtua për problemet në zemër në vitin 1993.

Në vitin 2015, ajo u dënua me burg për gjashtë muaj, pasojë për fshehjen e të ardhurave dhe mospagimin e taksave.

Mediat spanjolle thonë se ceremonia mortore do të mbahet të hënën paradite në qytetin e Barcelonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN