Një ndeshje spektakolare është regjistruar në Rumani. Azdren Llullaku vazhdon të shënojë në kampionatin rumun të futbollit. Numri 10 i Astra-s ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, duke përmbysur avantazhin e trefishtë të Cluj.
Ndeshja dukej e humbur për Astra-n, pasi e panë vetën në disavantazh 3-0 brenda 10 minutave lojë, diçka e pazakontë në Rumani. Por në minutën e 14’, Llullaku rikthen në lojë të tijtë falë një penalltie, të cilën e shndërron në gol. Më pas, Astra do të shënonte sërish, duke rihapur takimin në rezultatin 3-2.
Llullaku do të shënonte sërish në minutën e 75′, duke barazuar gjithçka dhe duke përmbysur avantazhin e çmendur të vendasve. Sulmuesi kuqezi rezultoi vendimtar për skuadrën e Astrës.
Një spektakël që rrallë ishte regjistruar në Rumani, teksa të kujton një rezultat fantastik të Dinamos së Bukureshtit ndaj Rapid Bukuresht, ku nga 3-1 rezultati shkoi në 3-4 dhe në fund përfundoi 4-4, ku Demollari shënoi 3 gola. Shqiptarët po lënë gjurmë në Rumani…