MENU
klinika

Yjet e sportit

Ora 2 mln e CR7 dhe shtëpia 80 mln € e Floyd

23.10.2018 - 14:53

Në mediet botërore, përvec shumë lajmeve të tjera për sportin, kanë spikatur edhe detaje nga pasuria e yjeve të sportit. Kështu, ka rënë në sy një detaj nga konferenca e mbrëmshme e Ronaldo-s. Ai pati një orë super të shtrenjtë, e cila duket se është prodhuar nga marka Jacob & CO Caviar Tourbillion.

Orën, që kushton rreth 2 milionë euro, Ronaldo e tregoi me mburrje gjatë konferencës, duke u siguruar që të gjitha kamerat ta kapnin atë. Sulmuesi i Juventus, që u kthye në shtëpinë e tij të dikurshme për t’u përballur me ish-klubin Manchester United, e shfaqi me mburrje orën e cila duket se është punuar me 424 gurë diamanti.

Paraqitja me mburrje e pasurisë së tij në një konferencë shtypi para ndeshjes me Manchester United, vjen disa javë pas akuzave për dhunim që kanë ardhur në drejtim të tij.

Cristiano Ronaldo, Ora

Nuk ka mbetur pas edhe legjenda e boksit, Floyd Mayweather, që ka servirur në Instagram shtëpinë e tij të re. Ajo ka një sipërfaqe gjigante dhe duhet të ketë kushtuar goxha…(mendohet 80 milionë euro).

Frymëzimi për të përdorur këtë stil arkitekturor në shtëpinë e re ka ardhur nga shtëpitë e kolonelëve spanjollë, të cilët përdornin shtëpi dykatëshe në formën e një drejtkëndëshi, që në qendër kishte një kopsht me shatërvan.

Prona e re i shtohet portofolit të tij të gjerë me pasuri të paluajtshme. Kujtojmë vitin e kaluar ai bleu një shtëpi në Beverly Hills që kushtoi 18 milionë paund. “Shtëpia ime e re, jam vërtet i bekuar,” – ka shkruar Mayweather në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

My new home, I’m truly blessed.

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN