MENU
klinika

Liga e Kombeve

Panucci befason me formacionin ndaj Izraelit

14.10.2018 - 20:11

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Izrael-Shqipëria, që nis në orën 20:45, në “Turner Stadium”, Beer Sheva, Shqipëria e Christian Panuçi-t do të zbresë në fushë për sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, pasi ka fituar takimin e parë dhe ka humbur të dytin.

Pikërisht ndaj përfaqësueses vendase ka ardhur edhe suksesi i vetëm, ai në “Elbasan Arena”, me gol në fund të Taulant Xhakës. Humbja në Gllasgou, megjithatë, na ka futur në një situatë aspak të mirë, sidomos pasi Izraeli mori 2 pikët e para ditë më parë, duke mundur Skocinë, që këtë herë bën pushim dhe do të ketë vetëm miqësoren me Portugalinë.

Arbitri i ndeshjes është një italian i njohur, Paolo Mazzoleni, i cili ka gjykuar edhe sfidën Vllaznia-Tirana para dy vitesh e vlefshme për javën e fundit të Superiores, ku ranë nga kategoria bardheblutë. Ndihmësit e tij do të jenë Fabiano Preti dhe Mateo Passeri.

Ka befasuar në formacionin e tij titullar Panuçi, duke hedhur në fushë titullar, për të parën herë, talentin nga Berati, Myrto Uzuni, që do të jetë tip playmaker në mesfushën e përbërë nga pesë, me rreshtimin me katër mbrapa, ku do të operojnë Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku.

Basha, Xhaka, Memushaj do të jenë në qendër të mesfushës, ndërsa në sulm do të jetë Balaj, me  Grezdën që do të operoj në krah dhe si sulmues i fshehur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN