MENU
klinika

Miqësorja me Jordaninë

Panucci: Mëkat, na mungoi vetëm goli!

10.10.2018 - 22:26

Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Jordanisë, ndërsa trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, tha se është shumë optimist për ndeshjen kundër Izraelit, duke parë paraqitjen që skuadra e tij bëri në miqësoren e zhvilluar në Elbasan. Për “RTSH Sport”, Panucci tha:

NDESHJA

“Natyrisht, kishim shanset tona. Kishim 5-6 raste dhe e meritonim fitoren. Kur luan kundër një skuadre si Jordania, dihet se do të jetë e vështirë që të shënosh, pasi ata janë një skuadër që vetëm mbrohen. Ata mbrojtën me 10 futbollistë dhe ishte e vështirë për ne. Gjithsesi, e merituam fitoren”.

EKSPERIMENTET

“Katër ditë për t’u rikuperuar, shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për t’u rikuperuar.

MUNGESA E HYSAJ

Hysaj vjen nga një muaj shumë i ngarkuar, si ai, si Basha, ashtu dhe Memushaj. Nuk preferova që ta ngarkoj edhe më shumë, duke e lënë pushim”.

PARAQITJA

Për sot, nuk mund të them asgjë për lojtarët. Kanë qenë seriozë dhe profesionistë, duke dhënë maksimumin. I kishim mundësitë të fitonim takimin, por na mungoi vetëm goli”.

SKEMAT

Me mbrojtjen me 3, ishim më pak të sforcuar. Por dëmtimet na kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë”.

ramadani
ramadani

DEBUTUESIT

“Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme na bën optimistë për ndeshjen në Izrael”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN