MENU
klinika

Emri dhe arsyet

Pas Çukos, shoqërohet në polici një tjetër ish-deputet i PS-së

21.10.2018 - 19:19

Një tjetër ish-deputet i Partisë Socialiste është shoqëruar në polici pas arrestimit të ish-dretorit të burgjeve Arben Çuko.

Bëhet fjalë për ish deputetin Arben Ndoka. Ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit të Ndokës.

Por mendohet se Ndoka akuzohet për ndikim të paligjshëm në tjetërsimin e pronave në qarkun e Lezhës në kuadër të operacionit ‘Hipoteka’ ku dje u arrestuan disa persona.

Arben Ndoka mësohet se është shoqëruar nga RENEA këtë pasdite së bashku me dy persona të tjerë.

arben ndoka shoqerohet ne polici-konica.al
arben ndoka shoqerohet ne polici-konica.al

Kujtojmë se ish deputeti dha dorëheqjen pasi e kapte ligji i dekirminalizimit për shkak të një dënimi të marrë në Itali.

Këtë pasdite ish deputeti e ish drejtori i burgjeve Arben Çuko u arrestua gjithashtu nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Mbi arrestimin reagoi dhe kryeministri duke thënë se ishte i keqardhur për Çukon, duke shtuar se ligji është i barabartë për të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN