MENU
klinika

Bojkot i zgjedhjeve...?

Pas Kuvendit, opozita ‘bojkoton’ KQZ, tërheq kandidatët

24.10.2018 - 21:44

Qëndrimi i opozitës ndaj mazhorancës mesa duket do jetë gjithnjë e më shumë radikal.

Përveçse bojkotit të seancave plenare ajo do të shënojë dhe një tjetër mungesë në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Opozita nuk do të paraqesë apo propozojë kandidatë për anëtarë të KQZ.

Kujtojmë se në të njëjtën mënyrë ka vepruar dhe opozita socialiste në 2013, duke tërhequr kandidatët e saj e duke i lënë shumicën demokratëve.

Ajo që konfirmoi e para mosplotësimin e vakancës ishte Lëvisja Socialiste për Integrim.

“Ky parlament është inekzistent. Duke pasur të bllokuar reformën zgjedhore ç’mund të flasim për KQZ?! Ç’kuptim ka KQZ pa reformë zgjedhore, pa ditur si do të ndalim shit-blerjen e votës

As nuk do të ketë asnjëherë bojkot të zgjedhjeve që të jeni të qartë”, është shprehur kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

kqz-konica.al
kqz-konica.al

Në muajin nëntor, 4 nga 7 anëtarëve të institucionit kryesor për administrimin e zgjedhjeve ju përfundon mandati.

Partia Socialiste ka dërguar në Parlament emrin e Bledar Skënderit dhe Rezarta Bitrit si dy propozime të mazhorancës për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më heqjen dore të opozitës nga e drejta e saj ligjore për të pasur anëtarët e saj në institucionin qendror të administrimit të zgjedhjeve, socialistët rifitojnë shumicën prej 4 anëtarësh.

Por, bojkoti i opozitës nuk bllokon punën në KQZ pasi bashkë me kryetarin Klement Zguri, ky institucion i gëzon 5 votat e nevojshme për miratuar vendimet që kanë të bëjnë me administrimin e procesit zgjedhor.

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…