Kukësi ka vuajtur përsëri në transfertë, kësaj here ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë, por ka përmbysur shifra dhe ka fituar 2-1. Kastrioti i vendit të fundit luajti si i barabartë me nënkampionët në fuqi, madje me pak kujdes mund ta kishte fituar ndeshjen, pasi shpërdoroi një 11-metërsh.
Roger ai kaloi të tijtë një avantazh, duke shfrytëzuar maksimalisht pakujdesinë e kuksianëve në prapavijë. Duhet theksuar se Roxher është një lojtar i Kukësit, por i huazuar te krutanët. Në fraksionin e dytë, vendasit fituan të drejtën për një 11-metërsh. Roxher, mori përsipër ekzekutimin, por u ndal nga Frashëri.
Kapiteni Ylli Shameti shënoi golin e dytë sezonal, por me një vlerë jashtëzakonisht të madhe. Kastrioti nuk hoqi dorë, madje goditi shtyllën me Roger, por nuk mundi që të shmangë humbjen, pasi një pakujdesi në prapavijë i krijoi mundësi William që të shënote dhe golin e fitores.
KASTRIOTI – KUKËSI 1-2
Roger 21’/ Shameti 55′, William 84’
Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu, Mziu, Okebugu, Roger (Preston 77′), Bardhi, Marku (Lila 69′). Trajner: Elvis Plori.
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku (Zguro 66′), Çyrbja (Ethemi 46′), Shafik Tigruxha, Limaj (Dzaria 46′), Shkodra, William, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rudin Preça, Paulin Simoni, Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Mziu 3′ / Çyrbja 3′, Dzaria 58′
Teuta arriti një fitore shumë të rëndësishme, duke triumfuar përballë Laçit me rezultatin 0-3. Ndeshja zhvillohej në “Elbasan Arena”, si pasojë e punimeve që po bëhen në stadiumin e kurbinasve.
Latif me anë të një dygolëshi dhe Progni ishin autorët e golave të Teutës, ndërsa Laçi provoi disfatën e parë në këtë sezon. Bardhezinjtë nuk humbisnin në kampionat që nga prilli i sezonit të kaluar, me Teutën që fitoi me një rezultat të pastër.
LAÇI – TEUTA 0-3
Latif 17′, 72′, Progni 25′
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro (Smaçi 56′), Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 46′), Najdenov, Lushkja (Bushi 70′), Xhixha, Shtubina. Trajner: Artan Mërgjyshi.
Teuta: Hidi, Beqja, Bicaj, Shkalla, Ndreca (Gjorgievski 46′), Avdyli (Gashi 55′), Osmani, Kallaku, Progni, Traore, Latif (Vecaj 77′). Trajner: Bledi Shkëmbi.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi
Kartonë të verdhë: Hidi 29′, Ndreca 45′, Gjorgievski 61′
Karton i kuq: Xhixha 3′