MENU
klinika

Premier League, java 8

Përmbysje e madhe e United, çlirohet Mourinho

06.10.2018 - 20:28

Një nga përmbysjet më të bukura ka ardhur sot për Manchester United. Të gjendur në dy gola në disavantazh, “Djajtë e Kuq” kanë përmbysur në limit 3-2 ndaj Newcastle. Një fitore që bën të “marrë frymë” lirshëm edhe trajneri Jose Mourinho, fati i të cilit lidhej shumë me këtë ndeshje.

United e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Newcastle arrin të kalojë në avantazh të dyfishtë brenda 10-të minutave të para. Në fillim ishte braziliani Kenedy ai që ndëshkon të besuarit e Mourinho-s në minutën e 7’, përpara se Muto të thellonte krizën e pashmangshme të Djajve me golin e tij të bukur. Asnjë reagim nga të besuarit e Jose Mourinho-s, të cilët duken të përgjumur dhe të tronditur nga dy golat e shpejtë të miqve.

Por pas pushimit hyn në fushë një tjetër United, një ekip i avancuar përpara që sulmon me shumë forca portën e Newcastle. Dhe rastet nuk mungojnë, madje Matic humbet një mundësi që mund ta kishte bërë edhe një lojtar i moshave të United.

Më në fund erdhi goli i parë, i merituar i vendasve me anë të Juan Mata. Spanjolli ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë të përsosur duke i dhënë shpresë të gjithë Old Trafford. Pak minuta më pas vjen goli i barazimit, një gol akoma më i bukur se i pari. Pas një kombinimi të bukur me Pogba, Martial hyn brenda zonës dhe lëshon një godite fantastike të pakapshme për portierin mik.

Djajtë luajnë për golin e fitores, me 15 minuta të mbetura dhe mundohen në çdo mënyrë për t’ia dalë. Dhe nuk kishte si të mos ndodhte ndryshe, United arrin të përmbysë gjithçka me heroin e ndeshjes Alexis Sanchez i cili u fut në fushë në pjesën e dytë. Një fitore e merituar e United.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN