MENU
klinika

Habi dhe art

Piktura 1 milion dollarë vetshkatërrohet

08.10.2018 - 12:01

Ai është një nga artistët, sa të njohur, aq edhe të çuditshëm për vetë faktin se aktet e punës së tij shpallin çudi dhe habi. Bansky është i famshëm për muralet e tij. Banksy është një artist nga Bristoli, i famshëm për punimet e tij grafiti me ngjyrime politike dhe ironike. Artisti i rrugës ka bërë shpesh edhe deklarata politikanë publik.

Në një ankand nga shtëpia e ankandeve në Londër, Sotheby’s, sapo përfundoi shitja e njërës nga pikturat më të famshme, e Basnkyt ndodhi e papritura.

Sapo çekiçi konfirmoi se shitja ishte kryer, piktura e njohur si “Vajza me tullumbace” nisi të zbresë poshtë përmes një grirësi automatik të instaluar në kornizë. Kjo ishte njëra nga teoritë e ndodhisë sipas mediave të huaja dhe që shihej me sy.


Gazeta e njohur Financial Times, ka raportuar se brenda kornizës dikush ka instaluar një mekanizëm që u aktivizua nga distanca me qëllim për ta shkatërruar pikturën. E gjithë pitura u shkatërrua. Kjo la pa masë të habitur shitësen e habitur për aktin e vetëshkatërrimit të pikturës 1 milion dollërshe.

Mirëpo drejtori i galerisë, Alex Branczik, ka një tjetër mendim. Ai ka thënë se Banksy është artisti më i madh në Britani dhe se shfaqja ‘vetë-shkatërruese’ e pikturës ishte pjesë e artit të gjeniut Banksy.

Nga ana tjetër raportohet se një njeri i veshur me të zeza po kacafytej me me një roje.

‘’Po shkon po shkon, shkoi…’’ këto ishin fjalët në rrjetet sociale që piktori i famshëm britanik Bansky shkroi për pikturën që u vetëshkatërrua.