MENU
klinika

Propozimi i kreut të Juventus

Plani i Agnellit: Massimo Moratti, president

03.10.2018 - 14:46

Një propozim që duket se ka trazuar “ujërat” në futbollin Italian. Massimo Moratti në rolin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit. Kjo është ideja që Andrea Agnelli, presidenti i Juventus, do t’i propozojë klubeve të Serisë A.

Numri një i bardhezinjve duhej të fliste për këtë në një takim që duhej të zhvillohej mesditën e sotme mes tij, ish-presidenti të Inter-it dhe presidentit aktual të Lega-s së Serisë A, Gaetano Micciche.

Takim që është anuluar në orën 13:30. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të takohen diku tjetër larg syve të gazetarëve. Moratti, 73 vjeç (18 prej të cilëve të kaluar tek Inter, ku ka fituar 16 trofe), është aktualisht presidenti i Saras.

moratti e berlusconi
moratti e berlusconi

Kjo ide e Agnelli-t duket më shumë si një tentativë për t’u riafruar me Moratti-n, me të cilin ka patur disa mosmarrëveshje gjatë viteve për shkak të “Caliciopoli-t”. Presidenti i Juventus-it e ka përkufizuar skandalin e 2006-ës si “një proces qesharak, heqja e titullit të Juves ka qenë një çmenduri” dhe Moratti është kundërpërgjigjur, duke thënë: “Calciopoli ka qenë një turp për futbollin, ai anashkalon faktet”.

Zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Italiane të Futbollit do të zhvillohen në Romë, më 22 tetor. Klubet e Serisë A duhet të zgjedhin kandidatin e tyre dhe ta prezantojnë brenda të premtes.

Për momentin ekziston një kandidat tjetër, Gabriele Gravina, i cili mbështetet nga Liga e Amatorëve, Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Arbitrave dhe Lega e Serisë C, president i së cilës është vetë ai.

ronaldo dhe agnelli

Për sa i takon kandidaturës së Moratti-t, miratimi ose jo për ish-presidentin e Inter do të varet edhe nga qëndrimi i 20 presidentëve të Lega-s së Serisë A dhe ata që janë në krah të Lotito-s, i cili nuk është shumë i bindur nga zgjedhja e Moratti-t.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN