MENU
klinika

Flet Armando Sadiku

“Prania ime shpresoj t’i sjell fat Kombëtares”

14.10.2018 - 20:27

I intervistuar para ndeshjes me Izraelin, Armando Sadiku, sulmuesi i dëmtuar i kombëtares kuqezi, ka thënë për RTSH: “Jam shumë mirë, po vazhdoj rikuperimin. Doktorët më kanë dhënë lejen për të nisur vrapin dhe shpresoj të kthehem para gjashtë muajve që më kanë thënë ata.

Sipas doktorëve do të kthehem të stërvitem në dhjetor dhe në janar do të jem 100 për qind. Kam dashur të jem që në ndeshjen që luajtëm me Izraelin në Shqipëri, por nuk mund të udhëtoja për shkak të gjurit.

Tani jamë mirë dhe erdha për t’i mbështetur. Atmosfera është shumë e mirë, lojtarët janë gati. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv, si një vit e gjysmë më parë. Votën për kapitenin? Jo, nuk e kam dhënë.

armando sadiku
armando sadiku

Nuk ka rëndësi për mua kjo, por që grupi të jetë bashkë dhe të dalim nga kjo situatë. Shpresoj t’i kem sjellë fat Shqipërisë me vizitën time” – është shprehur sulmuesi kuqezi, që shënoi dy gola vjet në fitoren 3-0 në Izrael.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN