MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pse marrëdhëniet Indi-Pakistan nuk përmirësohen?

12.10.2018 - 13:30

Që kur kryeministri Narendra Modi erdhi në pushtet, marrëdhëniet e Indisë me Pakistanin kanë qenë jo te qëndrueshme dhe episodike, tipike në tensionet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fakt, qeveria e Modiut nuk ka ndonjë plan apo politikë lidhur me Pakistanin, aq më pak një vizion për paqen e përhershme.

Duke gjykuar nga akuzat e shkëmbyera mes ministrive të jashtëm indianë dhe pakistanezë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, marrëdhënia dypalëshe tashmë ka arritur një nivel të ulët.

Ajo që parapriti seancën e OKB ishte diçka jo e këndshme. Më pak se 24 orë pas pranimit të një takimi dypalësh të ministrave të jashtëm në Asamblenë e Përgjithshme, India e anuloi atë duke përmendur vrasjen e tre oficerëve të policisë indiane në kufirin e tyre të përbashkët.

Por incidente të tilla kufitare, përfshirë vrasjet dhe hakmarrjet, nuk janë të reja, disa të tilla kanë ndodhur tashmë deri këtë vit. Ministria e jashtme indiane pretendonte se këto incidente e ekspozuan “fytyrën e vërtetë” të kryeministrit Imran Khan.

Në fakt, me zgjedhjet e përgjithshme gjashtë muaj larg dhe pesë nga zgjedhjet shtetërore të vendosura para fundit të këtij viti, qeveria e kryeministrit Narendra Modi thjesht nuk donte një takim me Pakistanin në një moment politikisht të ndjeshëm.

Partia Balmatiya Janata e Modi (BJP) duket se ka vendosur të kundërshtojë zgjedhjet e ardhshme. Hindutva, ideologjia e shovinizmit hindu, krenohet me armiqësinë ndaj muslimanëve në Indi, si dhe ndaj Pakistanit. Buzëqeshjet dhe shtrëngimet e duarve në Nju Jork nuk do të kishin shërbyer kësaj strategjie.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmood Qureshi ka ide tepër të çuditshme, duke pohuar, për shembull, se Pakistani është nën rrethim nga “terrorizmi” indian.

Qureshi gjithashtu fajëson Indinë për një sulm të vitit 2014 në një shkollë të ushtrisë në Peshawar që i është besuar me besnikëri grupit Tehreek-i-Taliban, një grup terrorist që po lufton qeverinë pakistaneze.

A mund të “zhyten edhe më thellë” qeveritë e dy vendeve të armatosura bërthamore? Për fat të keq, duket krejtësisht e mundur.

Ndërkohë, ekspertët e politikës së jashtme po pyesin nëse India nën Modi ka një politikë të jashtme lidhur me Pakistanin.

Pas fushatës së tij, Modi e ftoi homologun e tij të atëhershëm Nawaz Sharif në Delhi në vitin për 2014, madje shkëmbyen edhe letra sentimentale për nënat e njëri-tjetrit, e dukej se po niste një epokë e re në marrëdhëniet dypalëshe.

Më pak se dy muaj më vonë, India dhe Pakistani paten konflikte në kufi. Bisedimet mes ministrave të tyre të jashtëm u anuluan kur pakistanezët propozuan takime me udhëheqësit separatistë indianë të Kashmirit. Në nëntor, në Asamblenë e Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal në Nepal, Modi dërgoi një broshurë në vend të përshëndetjes drejt Sharif, edhe pse më vonë u zbulua se të dy udhëheqësit u takuan privatisht në një hotel që i përkiste një biznesmeni indian.

Ky model është përsëritur edhe gjatë qëndrimit të Modit në pushtet. Një ditë, partia në pushtet pohoi se bisedimet dhe terrori nuk shkonin së bashku, dhe se Pakistani nuk mund të vizitohej nga udhëheqësit indianë derisa të bënte përparim në ndëshkimin e autorëve të sulmit terrorist të vitit 2008 në Mumbai. Ditën tjetër, Modi refuzoi të shkonte në Lahore për të marrë pjesë në një festë familjare në shtëpinë e Sharif, duke dërguar dike tjetër.

Menjëherë pas asaj vizite të improvizuar në Lahore në fund të vitit 2015, shtatë indianë u vranë nga militantët pakistanezë në bazën ajrore të Pathankot, duke i vendosur sërish marrëdhëniet dypalëshe “në akull”.

E duket se qeveria e Indisë nuk ka asnjë plan, asnjë poltikë lidhur me negocimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, e aq më pak një vizion bindës për paqen e përhershme…

Shashi Tharoor, ish-nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe ish-ministri indian i Shtetit për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore dhe Ministri i Shtetit për Çështjet e Jashtme, aktualisht është deputet për Kongresin Kombëtar Indian dhe Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet e Jashtme. Ai është autor i Pax Indica: India dhe Bota e shekullit të 21-të.