Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me ligjin më të ri ‘Për lojërat e fatit’.
Ligji pritet të hyjë të nisë të zbatohet që prej 1 Janarit të 2019-ës.
Përmes një postimi në Instagram kreu i qeverisë bën të ditur se ligji është përcjellë për miratim në Parlament, ndërsa sipas tij në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha qepenat.
Ndonëse ky nuk është i pari reagim i Ramës për lojerat e fatit sot, kryeministri duket i vendosur për zbatimin e ligjit në fjalë.
“Ligji për ndalimin e basteve e kazinove elektronike u nis në parlament?Në 31 dhjetor mbyllen përfundimisht të gjitha qepenat?”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.