Duket se liderat politikë kanë vendosur të mos e ndalin betejën e tyre politike nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.
Jo shumë kohë më parë Basha postoi një video ku fliste për Ramën dhe grupin që ky i fundit kishte ngritur për të mbrojtur familjen Xhafa.
Dhe menjëherë pas kësaj, nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Rama, i cili vjen po në një na statuset në Twitter.
Kësaj radhe Rama ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Bashën, duke e cilësuar si “artist”.
“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!
Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?
E di, në hall je?”, shkruan Rama.