MENU
klinika

Ironia ndaj Bashës

Rama: Të vërtetën, s’ka mbushës kazani që e mbulon

10.10.2018 - 19:46

Duket se liderat politikë kanë vendosur të mos e ndalin betejën e tyre politike nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.

Jo shumë kohë më parë Basha  postoi një video ku fliste për Ramën dhe grupin që ky i fundit kishte ngritur për të mbrojtur familjen Xhafa.

Dhe menjëherë pas kësaj, nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Rama, i cili vjen po në një na statuset në Twitter. 

Edi-Rama-konica.al

Kësaj radhe Rama ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Bashën, duke e cilësuar si “artist”.

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!

Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?

E di, në hall je?”, shkruan Rama.