MENU
klinika

Serie A, java 10

Roma ndal Napolin brenda në “San Paolo”

28.10.2018 - 22:34

Napoli është ndalur në momentin më të mirë që po kalonte, si në Serie A, ashtu edhe në Champions League. Dhe futbolli është i habitshëm, Napoli mposht PSG-në në Paris dhe ndalet nga Roma 1-1 në “San Paolo”, kur vetëm një javë më parë verdhekuqtë ishin mundur në shtëpi nga SPAL.

Ishin miqtë nga Roma që kanë surprizuar në minutën e 14-të me anë të El Shaarawy. Vendasit nisin të organizoheshin, por verdhekuqtë janë të rrezikshëm sa herë dalin para. Megjithatë, pjesa e parë përfundon 0-1.

Në të dytën, Napoli shton ritmin, përpjekjet janë maksimale. Duhej të vinte minuta e 90-të që Mertens të barazonte, duke shmangur kështu humbjen. Për nga mënyra si shkoi ndeshja, një pikë e fituar nga Napoli dhe 2 të lëna nga Roma.

Napoli humb terren nga Juventus kryesues, që shkëputet edhe 2 pikë të tjera pas javës së 10. Napoli dhe Roma duket se më shumë i kanë prishur punë njëri-tjetrit me barazimin e fundit…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN