Një tjetër rekord për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez ka thyer një rekord 60-vjeçar të vjetër në Juventus, të cilin sulmues i Carlos Tevez, Philipo Inzaghi dhe Gonzalo Higuain nuk ia dolën ta thyenin. Ai ka shënuar 7 gola në 10 ndeshjet e para në Serie A, një veçori që asnjë lojtar i Juventusit nuk e ka arritur që prej John Charles.
Ronaldo nuk po humb kohë për të regjistruar veçori historike me skuadrën e tij të re Juventusin. CR7 shënoi dy herë në fitoren e Juves 2-1 ndaj Empolit në fundjavë, duke e çuar në shtatë numrin e përgjithshëm të golave në 10 takime në Serie A.
Këtë e kishte arritur vetëm John Charles. Sulmuesi uellsian, i cili e përfundoi sezonin 1957-58 si golashënuesi më i mirë i ligës me 28 gola, i kishte shënuar shtatë gola në 10 takimet e para.
Pavarësisht se pati fillim të ngadaltë, gjatë të cilit dështoi të shënojë gol në tri ndeshjet e para, Cristiano përfundimisht e theu akullin duke e shënuar golin e parë në serie A në ndeshjen e katërt kundër Sassuolos, të cilën e mbaroi me dy gola.