MENU
klinika

Pamjet emocionuese

Sakrifica e atletes, zvarrë deri në finish

27.10.2018 - 18:27

Shumë atletë, pavarësisht se nuk arrijnë të fitojnë vendin e parë, vrapojnë për ta mbyllur të paktën atë, sidomos kur bëhet fjalë për garat e largësive të gjata.

Ndoshta në parim ky ka qenë edhe objektivi i atletes 19-vjeçare japoneze Rei Lida, por ajo ka kaluar sakrificat njerëzore, sepse për ta mbyllur garën e saj ajo ka vendosur ta “vrapojë” këmbëdorazi, me ndrydhje në këmbë, për të dorëzuar stafetën dhe përmbushur detyrën.

Ky episod ka ndodhur në maratonën me stafeta të zhvilluar në Fukuoka të Japonisë, ku atletja 19-vjeçare Rei Lida ka ecur këmbadorazi për rreth 300 metra deri sa të shkonte në finish dhe të dorëzonte stafetën të shoqja e saj e ekipit.

Vajza kërkoi të përmbushte misionin e saj, ashtu sikurse pat bërë edhe shoqja që i kishte dhënë stafetën më parë. Atletja kishte një frakturë në këmbën e djathtë, por nuk e la garën dhe me gjunjët e gjakosur ka vijuar garën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN