MENU
klinika

Ushtria e Kosovës

SHBA përkrah transformimin e FSK-së

06.10.2018 - 17:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin tranformimin transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Në pyetjen e bërë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) se cili është qëndrimi i administratës amerikane lidhur me aprovimin e amendamenteve të Komisionit për Punë të Brendshme të Parlamentit të Kosovës për draft-ligjin e transformimit të FSK-së në ushtri, Ambasada Amerikane në Prishtinë është përgjigjur:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin tranformimin transparent të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike e ndërvepruese me NATO-n, e cila do të kishte të drejtën e mbrojtjes së territorit. Asnjë vend nuk mund ‘të vendosë veto’ për këtë transformim”.

I ftojmë liderët politikë të Kosovës të sigurojnë që ky process të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse, që dëshmon natyrën multietnike të Kosovës. Rëndësi të veçantë ka që Kosova tani e tutje të bashkëpunojë ngusht me aleatët e NATO-s dhe të angazhohet së bashku me të gjithë qytetarët që ky transformim të përparojë”, ka thënë në përgjigjen saj e Ambasada Amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN