Ka qenë në tetë ndeshje titullar, duke pësuar mesatarisht 1.1 gola për ndeshje, por pot ë llogarisimin sesa ka shpëtuar dhe të përkthyera në pikë për ekipin e tij, Thomas Strakosha merr vlerësime maksimale.
“Gardiani” shqiptar i Lazio-s vijon të marrë vlerësime nga media të ndryshme, duke u konsiderohet si një portier me të ardhme të ndritur, duke qenë se ka një rendiment shumë të mirë në moshën 23 vjec.
E thonë edhe statistikat e “BeSoccer”, që i referohet “ELO”. Kjo e fundit merret me grumbullin e statistikave të futbollistëve dhe e rendisin portierin e Kombëtares shqiptare në listën e 5 lojtarëve më të mirë nën 23-vjeç.
Sipas pikëve, Strakosha është ngjitur goxha mirë në vlerësim, duke marrë edhe 5 pikë së fundmi. Lazio ndodhet aktualisht në vendin e katërt, cka do të thotë në zonën Champions, vetëm një fitore larg Napolit të vendit të dytë.