MENU
klinika

Goli

Sulmuesi i Kombëtares i shënon Hajdukut

21.10.2018 - 20:01

Trajneri Christian Panucci duket se nuk ka gabuar me afrimin në Kombëtare të Myrto Uzunit, talentit beratas, që firmosi pak muaj më parë në radhët e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit. Ai nga java në javë po tregon aftësitë e tij në kampionatin elitar të Kroacisë.

Uzuni, tashmë pjesë edhe e përfaqësueses sonë kuqezi, teksa luajti edhe në ndeshjen ndaj Izraelit, ka shënuar në sfidën e luajtur sot mes Lokomotivës së Zagrebit si dhe Hajdukut të Splitit.

Në të 69’, Uzuni ka shënuar një supergol dhe e ka çuar rezultatin në 2-0 në favor të skuadrës së tij. Për sulmuesin beratas, ky është goli i dytë në kampionatin kroat pas atij të shënuar ndaj skuadrës së Goricas në transfertë pak javë më parë.

Uzuni uaktivizua sezonin e fundit në Kategorinë Superiore me Lacin, ku spikati me formën dhe golat e shumtë. Edhe në Europë ai bëri paraqitje shumë të mirë dhe me ndërmjetësimin e Besnik Prengës, kaloi te Lokomotiva e Zagrebit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN