MENU
klinika

Flet Ard Mema

Trajneri i Tiranës nuk e llogarit më afrikanin

26.10.2018 - 14:03

Tiranën e pret një transfertë delikate ndaj Kamzës dhe në prag t këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i bardhebluve, Ardian Mema. Ai ka bërë me dije, se sulmuesi Michael Ngoo nuk është në planet e tij si trajner, duke shtuar se sjelljet e tilla nuk i pranon në klub.

“Pashë sot në shtyp që thuhej diçka. Kur unë kam bërë stërvitje me dyer të mbyllura dhe tregohet gjithçka që kam bërë. Çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe nga njëra ndeshje në tjetrën do të ketë ndryshime.

Ngoo? Është diskutuar incidenti në stërvitje me Ngoo dhe nuk jam i qartë se si do të veprohet me të. Ngoo dhe çdo lojtar largohet nëse ka sjellje rrugaçërie. Çdo lojtar duhet të jetë i disiplinuar si brenda ashtu edhe jashtë dhe kjo është ajo që unë kam si trajner. Nuk e di si vendos klubi dhe kam rregullat e mia si trajner, por ai nuk është në planet e mia dhe nuk e besoj se do të jetë.”

tirana laci
tirana laci

Ndeshja me Flamurtarin? Në ndeshjen me Flamurtarin po shkonte çdo gjë siç e kisha parashikuar. Ekipi po luante, sidomos me manovrën sulmuese. Me mungesën e sulmuesit vura Hasanin në sulm. Linjat e qendrës ishin me shumë mesfushorë dhe e tillë ishte manovra.

Gabimet të ndëshkojnë dhe nuk kisha çfarë i thoja ekipit për mënyrën se si luajti pasi ishte goxha mirë nga ajo që trajtova. Episodet dhe ndëshkimet të bëjnë të humbasësh.

Mungesa e një sulmuesi? Ky është shqetësimi i parë që konstatova. Sa erdha, mu dëmtuan Blazhevski dhe Kërçiku dhe përpos rezultateve jo të mira, edhe mungesat e lojtarëve na shtojnë problemet. Kam menduar të luaj ndryshe nga ndeshja e fundit.

ard mema firmos me refik halili

Merkatoja? Në momentin që kam ardhur, kam parë problemet e ekipit dhe jam përqendruar tek ana psikologjike, pasi trajneri duhet të përshtatet. Merkatoja është moment i dytë për të parë ku do të ndërhyhet dhe më pas do të shohim.

Ndeshja me Kamzën? Jemi të limituar me lojtarë, pasi shumë janë të dëmtuar. Nëse ne humbasim, është për të parashikuar por unë nuk e mendoj këtë pjesë. Nesër shkojmë për fitore dhe nëse humbasim do të mendoj gjërat për vete dhe për futbollistët.

Ernest Muçi? Klubi ka lojtarë në klub edhe lojtarë perspektive pasi gjithmonë ka gërshetime. Edhe kur kam luajtur unë ka pasur të njëjtën gjë. Është një lojtar shumë i mirë, por nuk është momenti i volitshëm as për të dhe as për mua si trajner.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN