Në 15 tetor në ora 19:00 në Galerinë nacionale në Maqedoni- Qendra multimediale ”Stacioni i vogël”, Shkup, do të hapet ekspozita fotografike kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj me titull “Unë jam Shqiptar”.
Kjo ekspozitë është e organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Maqedonisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, njofton Medial.mk.
Në këtë ekspozitë me tematikë rreth shqiptarëve emigrant vjen si kurrë më parë numri i madh i personaliteteve kutlurore që kanë nderuar kombin shqiptar në shekuj.
Ka në të fotografi nga më të ndryshmet, si të personaliteteve të kulturës klasike si i madhi aktor Aleksandër Moisiu me famë ndërkombëtare në Teatrin e shekullit të 20.
Nuk mungojnë gjithashtu personalitete të reja në fushën e muzikës si Dua Lipa e Rita Ora që i japin shije tingullit muzikor kudo në botë. Emigracioni fitoi, fitoi kulturë, famë dhe krenari për gjithë kombin.
Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike nga shekulli në shekull me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i një epoke të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar.