MENU
klinika

Leonardo Voci

Unikalitet stili në Muzeun Historik Kombëtar

09.10.2018 - 11:46

Në Muzeun Historik Kombëtar artisti Leonardo Voci u prezantua për publikun me ekspozitën retrospektivë “25 vjet artist profesionist” kuruar kjo nga Floriana Paskali.

Mbi 150 punime të kornizuara, por dhe të tjera pa korniza të cilat artdashësit patën mundësi t’i shikojnë në këtë ekspozitë. Ekspozita retrospektive përmbante punë që nga rinia dhe aktiviteti i parë i tij deri në ditët tona.

Kuratorja Floriana Paskali shprehet se autori ka krijuar tashmë stilin dhe individualitetin e tij artistik. “Kjo e bën të dallueshëm nga të tjerët, duke krijuar impresione të fuqishme dhe admirim tek artdashësit e shumtë shqiptarë e të huaj, që vizitojnë artin e tij.

Karriera 25 vjeçare e Leonardo Vocit e ka fillesën në Augsburg të Gjermanisë. Ai sjell ekspozitë retrospektive stile bashkëkohore, të vendlindjes së vet, me një përzierje ngjyrash, formash të çuditshme, me sfonde herë të qeta, herë të trazuara, e shpesh ireale, që burojnë prej shpirtit të tij të vrullshëm, dhe kombinimit autodidakte.

Ai ka qenë pranë mjeshtrave të ndryshëm në Itali, si Lin Delia, e Augsburg të Gjermanisë pranë mjeshtrit Gjelosh Gjokaj”, shprehet kuratorja Floriana Paskali për portalin Sot.

Gjithashtu sipas kuratores është mjeshtër në gjysmë tone, e deri në të tetën e toneve. Ai ka mbi 4000 punime dhe asnjëherë nuk është i njëjtë, piktura e tij është e dallueshme dhe e njëjtë, ajo dallon nga ngjyra, kompozimi i tij. Ai është autentik në formate e ngjyra, dhe i pakopjueshëm nga të tjerë shprehet Paskali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN