MENU
klinika

Godinë e pushtuesve italianë

Veliaj falenderon Kadarenë/ Qëndrimi për teatrin e ri

25.10.2018 - 16:03

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur sot shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, i cili në një botim libri kishte theksuar nevojën për një teatër të ri.

Kadare përmend se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.

“Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare!

Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje.

Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje.

Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë.

Ismail Kadare per Enver Hoxhen ne Konica.al me Mentor Nazarko
Ismail Kadare per Enver Hoxhen ne Konica.al me Mentor Nazarko

Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri”, tha Veliaj.

Ai foli sot nga shkolla e re “Betim Muço” në Kombinat që sipas tij është simbol i transformimit që ka pësuar zona e Kombinatit. Veliaj tha se në 3 vite Tirana ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.

PO kështu ai deklaroi se Kombinati do të jetë një nga poliqendrat e reja të Tiranës, kurse zona e Astirit do të funksionojë si një lagje më vete, me shërbime dhe infrastrukturë më të mirë për banorët.

“Më vjen mirë që shumica e gjërave që nuk ishin prekur prej 30 vitesh tashmë kanë marrë udhë, ndërsa ne do të vijojmë të punojmë me optimizëm e kurajo, për t’i bërë të gjitha.

Kemi bërë studimin për rikualifikimin e gjithë zonës së Qytetit të Nxënësve, e cila është në kufi mes Njësisë 5 dhe Njësisë 6;

kemi futur për projektim rehabilitimin e sheshit “Garibaldi”, i cili është financa kryesore e Kombinatit;

jemi duke punuar në bulevardi kryesor, i cili do të jetë tamam si bulevardi i Korçës;

kurse, për zonën e Astirit, do të hapim shumë shpejt njësinë e re aty”, u shpreh Veliaj.

Erion-Veliaj-konica.al
Erion-Veliaj-konica.al

Në fjalën e tij me banorët e Kombinatit, Veliaj shprehu keqardhjen për opozitën, e cila nuk merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, duke dashur të bllokojë edhe projektet me impakt të drejtpërdrejtë në komuntet.

“Kemi një opozitë, të cilën nuk e mbaj mend kur ka ardhur për herë të fundit në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kurse për socialistët nuk mbaj mend të kenë munguar ndonjëherë.

Opozita nuk vjen as kur votohet ndihma ekonomike, as kur votohet pagesa për personat me aftësi të kufizuar, as kur votohet çeku i bebes, as kur bëjmë shpronësime për varrezat në Sharrë, as kur kalon rruga e Kombinatit, as kur financohet blloku në “Misto Mame”, e as kur u votua për ndërtimin e shkollës së re “Betim Muço”, tha Veliaj.

Ndaj, kreu i bashkisë kërkoi mbështetjen maksimale të banorëve në zgjedhjet e ardhshme, për të siguruar numrat e nevojshëm edhe në Këshill, si një garanci për të ruajtur ritmin e punës në kryeqytet.

“Na duhet një mazhorancë absolute në Këshillin Bashkiak, që të kemi mundësi t’i marrim vetë këto vendime, të ecim shpejt, të bëjmë më shumë, të fitojmë gjithë kohën e humbur.

Shpresoj shumë që me votat e Kombinatit të kemi më shumë se 2, pse jo 3-4 anëtarë në Këshillin Bashkiak.

Na duhen sepse kur të vijë opozita pas 4 vitesh për të kërkuar votat, që kur e kishin bashkinë flinin gjumë, e tani që janë në opozitë prapë në gjumë, t’u themi: – Ej, shok, ku je ti?

Për çfarë e do ti votën, kur nuk shkon në Këshill Bashkiak? Si guxon nuk voton ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, shërbimet sociale, banesat sociale, bonusin e qirasë?”, tha ai.

erion-brace-propozon dy projektligjet--konica.al
erion-brace-propozon dy projektligjet–konica.al

Mandej, kryebashkiaku renditi disa nga investimet e suksesshme të realizuara në Kombinat, zonë e cila ka problematika të mbartura prej 30 vitesh.

Në këto tre vite, bashkia ka rehabilituar varrezat e Sharrës dhe rrugën lidhëse “Lek Zaharia”, si dhe kanalin që shkaktonte përmbytje në zonën e Rr. “Vangjel Ceco”, rikonstruksionin e bllokut që kufizohet me rrugët “Konferenca e Pezes” – “3 Dëshmorët” – “Ali Jegeni”, rikualifikimin e bllokut të kufizuar nga Rr. “Llambi Bonata”, Rr. “Haki Stermilli” “Musine Kokalari” dhe rikonstruksionin e Rr. “Zyber Zeneli”, vazhdim i rrugës “Ali Kelmendi”.

Gjithashtu, është ndërhyrë edhe në 42 rrugë të tjera ose 6 herë më shumë se në kohën e administratës së mëparshme.

Por, puna nuk ndalet me kaq.

Veliaj dha lajmin e mirë për nisjen e punës për rikualifikimin urban të zonës së “Qytetit të Nxënësve”, që kufizohet nga Rr. “Sabaudin Gabrani”, Rr. “Vasfi Samini”, ndërkohë që do të kryhet edhe rehabilitimi i sheshit “Garibaldi” në qendër të Kombinatit.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës po rindërton edhe mbikalimin e aksit në Kombinat.

Kreu i Bashkisë së Tiranës deklaroi se falë investimit të ri do të marrë fund edhe problematika e furnizimit me ujë të pjshëm e Kasharit dhe e Unazës së re, e cila do të ketë një linjë të dedikuar.

“Një nga punët më të mira që është bërë, ka qenë puna e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës: kemi patur një zonë me problematika jetike, sot ende ka probleme, por prapë është bërë mjaftueshëm punë, dhe me projektin e ri që sjell ujë direkt nga Bovilla në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, do të jetë një investim që zgjidh një herë e mirë problemin, që uji i Kombinatit të mos ndahet me zonën e Astirit”, u shpreh Veliaj.

Ai sqaroi se po punohet edhe për impiantin e ujërave të zeza në Kashar.

Në këtë zonë do të ndërtohet tregu i fruta-perimeve në Rr. “Fabrika e Qelqit”, do të nisë edhe rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga Rr. “Fabrika e Qelqit”, “Konferenca e Pezes”, “Besim Alla” dhe “Jorgo Panajoti”.

Duke u ndalur në investimet për sistemin e edukimit dhe arsimimit në Njësinë 6, Veliaj tha se rikonstruktuar 3 Kopshte, 1 çerdhe, 1 shkollë dhe është ndërtuar një çerdhe dhe një shkollë e re.

Një investim i bashkisë është edhe rehabilitimi i varrezave të Sharrës, ku krahas projektit të varrezave murale, shumë shpejt do të nisë sistemimi dhe shtimi i parcelave.

“Sot Sharra është si dita me natën. Njerëzit trajtohen me respekt, përcillen me dinjitet nga kjo botë, ka një transformim total.

Për herë të parë filluam me ambasadën italiane të ndërtonim varrezat murale, ndërkohë kemi planifikuar që përveç varrezave murale, të bëjmë një tjetër sistemim për shtimin e parcelave në Sharrë”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se krahas përmirësimit të infrastrukturës, në këto tre vite të punës së saj, bashkia i ka kushtuar një vëmendje edhe mbështetjes sociale për njerëzit në nevojë.

Në të gjithë kryeqytetin janë hapur 7 qendra sociale, ku një prej tyre është në zonën e Kombinatit.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek vendimet e fundit të qeverisë shqiptare, ai për ndalimin e lojërave të fatit dhe kazinove.

rama-kazino-konica.al
rama-kazino-konica.al

“U jam pafundësisht mirënjohës deputetëve që votuan ligjin kundër basteve.

Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, që i kthen të gjitha këto para në familjet tona, kthen të gjithë kohën e humbur nëpër baste, në vatrën familjare të çdo qytetari në Kombinat dhe gjithë Shqipërinë.

Bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë kemi bërë një llogari: Vetëm lekët që harxhohen në baste dhe që përfundojnë në 3-4 të fortë janë baraz, ndoshta edhe më shumë se i gjithë buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Praktikisht, jo vetëm buxheti që kalon Bashkia për punët publike, por dy herë aq do të ngelen në Tiranë, falë faktit që do mbyllen bastet”, deklaroi Veliaj.