MENU
klinika

Sot Itali-Ukrainë

Veprimi i axurrëve që përloti Italinë

10.10.2018 - 11:05

Kombëtarja e Italisë sot do të luajë miqësoren me Ukrainën në stadiumin “Luigi Ferraris” (20:45), pikërisht në qytetin e Genova-s. Dy muaj më parë në këtë qytet humbën jetën 43 njerëz pas shembjes së urës kryesore në mënyrë të papritur.

Futbollistët axurrë, të grumbulluar për këtë sfidë, kanë shkuar dhe kanë vendosur kurora me lule, përfshi edhe trajnerin Mancini. Ky moment ka prekur jo vetëm futbollistët, por të gjithë Italinë. Një gjest që përloti gjithë Italinë.

Trajneri ekipit italian Roberto Mancini ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës në Genova, pikërisht me ekipin e Sampdoria-s, në stadiumin ku do të luhet sonte ndeshja miqësore me Ukrainën.

chiellini e bonucci a genova
chiellini e bonucci a genova

Në emër të ekipit ka folur kapiteni Chiellini: “Përulemi me respekt për të gjithë ata që humbën jetën aksidentalisht. Ne jemi pranë dhimbjes së familjeve të viktimave dhe shumë njerëzve që ende sot jetojnë me këtë dhimbje dhe shqetësim.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tragjedia e urës së shembur...

Dy shqiptarë mes viktimave në Genova