Nuk ka pasur surpriza në Grupin A të Kategorisë së Parë, teksa Vllaznia ruan kreun pas fitores së radhës me Erzenin. Shkodranët kaluan me sukses Erzenin dhe ishte sulmuesi Arsen Hajdari ai që i dha tri pikët skuadrës shkodrane.
Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore. Pikë të plota për ekipin e drejtuar nga Hasan Lika. Ndjek Dinamo, që sot bëri detyrën kundër Vorës në shtëpi. Sefa në pjesën e parë dhe më pas Topalli në të dytën shënuan golat që i dhanë tri pikët bluve të kryeqytetit.
Përmbysje e Besëlidhjes në derbi me Shënkollin. Përgjini kaloi në avantazh miqtë, por Kamara më pas shënoi tri herë dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1. Burreli, që gjatë kësaj periudhe lojtarët nuk janë stërvitur, u mposht 1-4 nga Iliria.
KATEGORIA E PARË, JAVA 6
GRUPI A
Burreli-Iliria 1-4
Ajazi 92′ / Zuna 6′, Bardhi 82′, Doçi 90′, Kurti 94′
Vllaznia-Erzeni 1-0
Hajdari 63′
Besëlidhja-Shënkolli 3-1
Kamara 35′ (11-m), 79′, 90′ / Përgjini 10′
Dinamo-Vora 2-0
Sefa 25′, Topalli 61′
Veleçiku-Korabi (Nesër, ora 14:00)
Egnatia e vendit të parë është mposhtur nga Oriku me rezultatin 2-0 dhe kështu e kanë lënë vendin e parë. Dhrami dhe Sadushi shënuan dy herë dhe Oriku mori pikët e plota, duke qëndruar pranë kreut. Pogradeci është i pari për momentin.
Liqenorët iu falën golit të Shkulakut me Apoloninë dhe kështu janë të parët. Besa është gjithashtu aty pranë. Me Elbasanin ata kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Kullolli ka shënuar golin e triumfit për verdhezinjtë.
Tomori ka marrë fitoren e parë në shtëpi, pasi ka mundur Turbinën. Ogbodike dhe Frajdej shënuan dy gola, kurse për miqtë Ekemini realizoi sa për statistika. Në Lushnjë u zhvillua një ndeshje e tensionuar mes vendasve dhe Bylisit, me këta të fundit që morën tri pikët.
GRUPI B
Pogradeci- Apolonia 1-0
Shkulaku 83′
Lushnja-Bylisi 0-1
Kofi 90′
Tomori-Turbina 2-1
Ogbodike 3′, Frajdej 78′ / Ekemini 89′
Besa- Elbasani 1-0
Kullolli 16′
Oriku-Egnatia 2-0
Dhrami 16′, Sadushi 90′