MENU
klinika

Detajet

‘Xhisiela’/ Kreu i Bashkisë së Krujës thirret në Prokurori

18.10.2018 - 10:45

Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen ‘Xhisiela’.

Emri i Bushit u lakua nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu, si një nga zyrtarët që ndikoi që çështja në fjalë të mos bëhej publike, pasi pas denoncimit të Xhisiela Malokut fshihej djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Kujtojmë se dje djali i deputetit Rraja u la në burg, ndonëse kërkoi lirinë. E pranishme jashtë ambienteve të Gjykatës së Tiranës ishte edhe ish-e dashura e tij, Xhisiela Maloku, e cila bëri edhe ‘avokatin’ mbrojtës së Rexhepit, pavarësisht se denoncimi i saj e çoi atë pas hekurave.

Ajo tha se Rexhep Rraja nuk e kishte dhunuar dhe as përndjekur, dhe se ky sipas saj ishte versioni i vërtetë i ngjarjes.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore