MENU
klinika

Detajet

‘Xhisiela’/ Reagon Ministria e Brendshme: Çështja u politizua

01.10.2018 - 14:36

Vjen deklarata nga Ministria e Brendshme, pas reagimeve të shumta që solli çështja e Xhisiela Malokut, për të cilën është arrestuar djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, pasi akuzohet për përndjekje.

Përmes një deklarate për shtyp zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko tha se policia nuk është intimiduar nga kjo çështje.

Po ashtu Kuko tha se brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, Gentian Çitozi, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës.

DEKLARATA

Ministria e Brendshme përtej çdo reagimi emocional apo te motivuar politikisht ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e palëkundur institucional duke rikonfirmuar korrektesën e veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit për rastin e Xhisiela Malokut.

Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban.

Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë. Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës.

E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh. Pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për të cilin ndjejmë keqardhje të thellë dua të konfirmoj se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Për ne lufta kundër dhunës në familje, dhe lufta kunder dhunes me baze ligjore nuk eshte çeshtje e dites por pune e perditshme ndaj te ciles punojme me devotshmeri perdite.

Policia është dera e parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë denoncimet janë rritur nga vitit në vit, jo sepse dhuna është shtuar, por sepse qytetarët kanë më shumë besim tek policia. Tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së Shtetit kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe operacional ndaj grupeve dhe interesave kriminale. Institucionet nuk bazohen në shpërthim emocionale, por në dispozita ligjore dhe standarde. Sigurojmë edhe njëherë qytetarët se Policia është dhe do të mbetet aty, do te jete e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në zbatim të ligjit.