MENU
klinika

Konfirmohet nga dy palët

Zyrtare, Ze Maria nuk është trajner i Tiranës

12.10.2018 - 12:41

Nuk ka më asnjë dilemë, pasi është pohuar nga të dyja palët. Ze Maria nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Ai ka mbërritur me vonesë në “Selman Stermasi”, në sallën e konferencave, teksa pritej që ajo të niste në orën 12:00, por është shtyrë për shkak se ish-mbrojtësi është vonuar, bashkë me stafin e tij.

Ai është prezantuar bashkë me të shoqen dhe gjithë pjesëtarët e tjetër bashkëpunues. Menjëherë, sapo konferenca ka nisur, ka qenë presidenti Refik Halili ai që ka mbajtur fjalën e parë, duke lajmëruar edhe atë që dihej: “Sot po bëjmë mbylljen e marrëveshjes që kemi pasur me trajnerin Ze Maria”.

Edhe tekniku bardheblu, që është dukur mjaft i qeshur, u shpreh: “E mbyllëm ashtu si e nisëm. Një vit e gjashtë muaj më parë u takuam këtu. Eshtë e drejtë që të largohem sërish, duke folur me ju”.

ardi mema dhe egbo

Pritet që në stolin bardheblu të ulet Ardi Mema, një ish-futbollist dhe trajner i Tiranës, duke nisur kështu një cikël të ri. Mema ka punuar së fundmi ndihmës i Ilir Dajës te Skënderbeu dhe Flamurtari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN