“Çdo gjë ishte faji im dhe marr përsipër çdo përgjegjësi. Djemtë nuk kishin faj, pasi ishin zgjedhjet e mia të gabuara. Djemtë nuk kishin faj. Besoj te ky ekip dhe do të mundohemi të bëjmë gjërat më mirë.”
Këto ishin fjalët e trajnerit Christian Panucci e pasndeshjes me Skocinë, ku Kombëtarja shqiptare u poshtërua 4-0 në “Loro Borici” të Shkodrës. Në një njërin krah, trajneri Panucci merr përgjegjësi, në krahun tjetër kërkon vazhdimin. Pra, nuk ka dorëheqje.
Tifozët e kanë kontestuar hapur në stadium, madje fjalë fyese kundër një trajneri të huaj, si ndaj Panuccit, kurrë nuk ishin thënë në grup. Natyrisht, shumica tashmë është e bindur që Panucci duhet larguar.
“Nuk kam pse tërhiqem. Nëse Duka nuk ka më besim tek unë, atëherë jam i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”. Ishin të tjera fjalë të teknikut Italian, si për të thënë se tashmë e ka në dorë presidenti i FSHF-së.
Tani, siç duket, është çështje parásh, pavarësisht se Panucci ka deklaruar shpesh që unë nuk e kam mendjen te paratë. Italiani, që ka luajtur me Roma-n, Real Madrid, Milan dhe Inter, e di mirë kur një skuadër të ndjek dhe kur ajo të braktis.
Nga publiku, nga futbollistët, nga tifozët anembanë, nga specialistët shqiptarë të futbollit, Panucci është praktikisht i ikur. Vendimi mund të merret që sot, por mund të shtyhet pas ndeshjes kundër Uellsit (me siguri kështu do të ndodhë).
Panuçi ka një kontratë afro 280 mijë euro në edicion, që mbaron vitin e ardhshëm. Dhe Armand Duka nuk ngutet, e ka treguar këtë me të gjithë trajnerët e huaj. Por me siguri që bluan ndërprerjen e kontratës me marrëveshje…