MENU
klinika

Liga e Kombeve

Skocia poshtëron Shqipërinë, kuqezinjtë në D

17.11.2018 - 22:42

Kombëtarja shqiptare rikthehet në “origjinë”, si njëherë e një kohë, kur e mbyllte grupin e fundit. Shqipëria është poshtëruar brenda në shtëpi, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke u mundur nga Skocia 4-0, një humbje që nuk ishte parë prej kohësh. Për më tepër, Shqipëria zbret në Ligën D.

Pas një nisje të mirë dy shanseve të mira për shënim naga ana e Kombëtares shqiptare, vjen goditja e skocezëve. Fraser i ikën Xhakës, i shmanget mirë edhe Gjimshitit, që mbetet statik dhe gjen cepin e portës. 0-1 në minutën 14-të.

 

Situata komplikohet edhe më keq, kur Mavraj pas pak minutash merr karton të kuq dhe lë Kombëtaren me 10 vetë. Shiriti i kapitenit i kalon portierit Berisha. Gjithsesi, tanët edhe me 10 veta rrezikojnë dhe mund të kishin barazuar. Në vend të Kaçes, Panucci fut në lojë debutuesit Ismajli.

Në fundin e pjesës së parë, gjatë një goditje dënimi të skocezëve, muri ynë prek topin me dorë mbi lartësinë e fytyrës dhe për arbitrin ka penallti. Gjuan saktë Fletcher dhe 0-2 për miqtë.

 

Pjesa e dytë është akoma më e dobët për tanët. Miqtë nuk e kanë ulur ritmin dhe nuk kanë pritur aspak që kuqezinjtë të sulmonin. Në minutën e 55-të ka ardhur goli i tretë dhe Shqipëria kapitullon.

Kombëtarja jonë është konfuze dhe bën gabime të shumta dhe skocezët nuk falin. Aksion fantastik i tyre, sërish me Forest, që bën një driblim të mrekullueshëm në zonë, duke dalë i vetëm përballë Berishës dhe shënuar golin e katërt në minutën e 67-të.

 

Shqipëria nuk mundet dot të dal përpara, të paktën të shënojë një gol nderi, ndërsa Skocia godet edhe traversën dhe dy raste të tjera mund të kishte shënuar edhe golin e pestë. Mbyllet 0-4 dhe tani Skocia me Izraelin do të diskutojnë vendin e parë në grup.

SHQIPËRI-SKOCI 0-4

14’ Fraser, 45+2’ Fletcher,  55′, 67′ Forest

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Memushaj, Kaçe, Xhaka, Uzuni, Grezda, Manaj Trajner: Ch.Panucci.

Skocia: McGregor, Paterson, McKena, Bates, Robertson, K. McGregor, Armstrong, Forest, Christi, Fraser, Fletcher. Trajner: A.McLish

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN