MENU
klinika

Miqësorja e 20 nëntorit

A do vijë Gareth Bale me Uellsin në Shqipëri?

15.11.2018 - 11:45

Të shtunën, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Skocinë, në sfidën e fundit në grup për Ligën e Kombeve. Tri më pas, më 20 nëntor, në “Elbasan Arena”, Shqipëria pret Uellsin në miqësoren e programuar kohë më parë, ndeshje e njohur nga FIFA dhe UEFA.

Por ylli i Real Madrid dhe i Uellsit, Gareth Bale, me shumë gjasa nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren e ditës së martë. Edhe pse është pjesë e listët së trajnerit Rayan Giggs, Bale pritet të aktivizohet vetëm në ndeshjen zyrtare ndaj Danimarkës dhe më pas ai do të kthehet në Spanjë.

Kjo për shkak të një dëmtimi që 29-vjeçari pësoi në kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Celta Vigo-s. Mjekët po bëjnë të pamundurën që ai të jetë në fushë ditën e nesërme në sfidën që Uellsi do të luajë ndaj Danimarkës.

Më pas është menduar të mos sforcohet për miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena” dhe pritet që Real Madrid të bëjë gati edhe raportin mjekësor, në mënyrë që të justifikojë mungesën në miqësore. Vërtet për të ardhur keq, pasi tifozët shqiptarë pritnin të shihnin një yll të martën e ardhshme…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN