MENU
klinika

"Ik pa merak"

Afërsia me ‘Niçen’/ Publikohen përgjimet e reja të Dakos

01.11.2018 - 21:27

Një javë më parë janë publikuar përgjimet lidhur një bisedë të zhvilluar mes kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me Altin Avdylajn (Niçja) një prej personave të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4″.

Sonte, pikërisht pas një jave janë publikuar përgjimet e reja në rrjedhën e bisedave të para tëcilat hedhin poshtë alibinë e Dakos.

Përgjimet bëjnë pjesë në materialet e reja mbi dosjen 339, dhe bëhet fjalë për bisedat e përgjuara në datën 20 shkurt të vitit 2017, saktësisht biseda është zhvilluar në orën 17:26.

pergjime-dako-konica.al
pergjime-dako-konica.al

Në përgjim sipas TPZ përfshihet kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, komunikon me Altin Avdylin (niçja), dhe i premton se do t’i zgjidhë diçka, prandaj nuk duhet të merakoset.

Biseda mes Dakos dhe Avdylit zhvillohet me tone mjaft të përzemërta.

PËRGJIMI:

0698967765: Hë Gjushi?
0692099300: Hë Niçe
0698967765: Hë vlla

0692099300: Hë se jam duke fol me atë, mos e ki merak, çke ti, o nesër…këto ditë do ta mbaroj unë mos e ki merak?
0698967765: E të lutem
0692099300: Ik pa merak

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës