MENU
klinika

Unaza e Re

Akuzat e opozitës/ Përgjigjet ARRSH: Projekti i ligjshëm

27.11.2018 - 18:59

Në një kohë kur banorët e ‘Astirit’ vijojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugën në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave pas projektit për Unazën e Re, Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro ka dalë në një deklaratë për mediat.

arrsh-deklarate-konica.al
arrsh-deklarate-konica.al

Qendro i bëri thirrje banorëve që të paraqiten pranë ARRSH me dokumente e pronave të tyre. Po ashtu ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, në lidhje me faktin se projekti në fjalë është i jashtëligjshëm.

Sipas Qendros, për projektin janë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa sqaroi të gjitha hapat dhe vendimet që u morën, para se të niste shembja e objekteve në këtë zonë.