MENU
klinika

Deklarata e kryeministrit Edouard Philippe

Alarmohet Franca/ Aktet anti-semite janë rritur me 69%

09.11.2018 - 18:51

Aktet anti-semite në Francë u rritën me 69% në nëntë muajt e parë të vitit 2018, tha të premten kryeministri Edouard Philippe. 

Në një deklaratë të bërë në 80 vjetorin e Natës së Kristaltë, që ishte një masakër kryer nga nazistët kundër komunitetit hebraik të Gjermanisë në 1938, Philippe njoftoi krijimin e një grupi të ri pune që do të përmirësojë arsimin dhe do të merret me antisemitizmin në shkolla.

Në Natën e Kristaltë u vranë rreth 100 hebrenj, 30.000 njerëz u arrestuan, mbi 1.000 sinagoga u dogjën dhe më shumë se 7.000 biznese hebre u shkatërruan ose u dëmtuan.

“Përse e kujtojmë në 2018 një kujtim kaq të dhimbshëm? Sepse ne jemi shumë larg nga fundi i antisemitizmit. Sapo kam lexuar shifrat më të fundit në lidhje me rritjen e akteve antisemite në vendin tonë. Ato nuk mund të injorohen”.

Ishin në rënie gjatë dy viteve të fundit, por këto akte janë rritur me më shumë se 69% në nëntë muajt e parë të vitit 2018.

Pas një rekordi në vitin 2015, aktet anti-semite ranë ndjeshëm. Në vitin 2015, një person i armatosur vrau katër vetë në një supermarket në Paris.

Philippe thotë se qeveria tani do të shtojë luftën kundër antisemitizmit, racizmit dhe homofobisë.

Philippe njoftoi mobilizimin e një ekipi kombëtar të ngarkuar me edukimin e fëmijëve në shkolla në të gjithë vendin për rreziqet e antisemitizmit.

Ka gjithashtu plane për një procedurë të ankesës online për t’i lejuar përdoruesit të regjistrojnë sulmet tek autoritetet. Duke folur për CNN, Francis Kalifat, president i CRIF, organi mbrojtës për bashkësinë hebraike franceze, tha se është koha për veprim dhe jo për plane.

Vendimi i Philippe vjen një ditë pasi qeveria franceze mbështeti planet e dukshme për Marshallin Philippe Pétain, i cili bashkëpunoi me nazistët në deportimin e hebrenjve nga Franca gjatë Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e përkujtimeve për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN